2020, llogari bankare për të gjithë, më pak para kesh në qarkullim - Business Magazine Albania

2020, llogari bankare për të gjithë, më pak para kesh në qarkullim


Gjatë këtij viti, të gjithë shqiptarë pritet të pajisen me nga një llogari bankare. Banka e Shqipërisë do të adoptojë Direktivën e Bashkimit Europian mbi llogaritë e pagesave. Sipas kësaj direktive, pritet që  çdo person të ketë një llogari bazike pagese pa kosto ose me kosto simbolike, pavarësisht vendbanimit apo gjendjes së tij financiare. Përshtatja e kësaj direktive edhe në vendin tonë pritet të rrisë transparencën e tarifave për llogaritë dhe lehtësimin e kalimit të llogarisë nga një në një tjetër.

Krahas një shtrirje të gjerë të aksesit në sistemin financiar, ky hap pritet të rrisë transparencën dhe të ulë përdorimin e parasë kesh.

Në vendin tonë, vlerësimet tregojnë se ka një përdorim shumë të lartë të parasë kesh, pasi 96% e pagesave nga konsumatorët dhe bizneset shlyhen në para fizike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më pak se gjysma e personave në moshë madhore, pra vetëm 40% kanë një llogari bankare.

Ky nivel i kufizuar lidhet drejtpërdrejt edhe me koston e lartë të pagesave dhe mirëmbajtjes  së llogarisë.  Sipas studimeve të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore kostoja e kursimeve dhe pagesave me vlerë të vogël është rreth 300 milionë dollarë në vit, ose sa 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0