2019: Tatim fitimi ulet nga 15% në 5% për gati 11 mijë biznese

2019: Tatim fitimi ulet nga 15% në 5% për gati 11 mijë biznese


Nga viti i ardhshëm pragu i biznesit të madh kalon nga 8 milionë lekë xhiro në vit në 14 milionë lëkë. Fakti u bë i ditur nga ministri i Financave gjatë një takimi me gazetarët, ndërsa ishte njoftuar disa ditë me parë nga kryeministri.

Rritja e pragut, prek gati 11 mijë sipërmarrje. Për to tatim fitimi zbret nga 15% në 5%.

Ministri bëri një bilanc të ecurisë aktuale të ekonomisë  ku në thelb të tij do të jetë heqja e propozimeve të pakërkuara nga biznesi.

Ministri bëri dhe një prezantim të ecurisë së vendit, duke iu referuar shifrave zyrtare. Sipas tij numri I bizneseve është rritur me rreth 5 mijë vetëm këtë vit.

“Ekonomia shqiptare arriti rritjen më të madhe në 10 vjet, me 3.84% dhe pritet që të vazhdojnë me këto ritme”, sipas Ahmetajt. Kjo, sipas tij, erdhi nga investimet e brendshme, të huaja dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend. Papunësia në rajon është më e ulëta, ndërkohë që trendi është në rënie.

Ahmetaj tha se nga viti 2013 numri i të punësuarve është rritur me rreth 240 mijë, duke arritur në 560 mijë.

Për sa i përket forcimit të monedhës vendase ministri tha se, “qeveria nuk bën ndërhyrje në kursin e këmbimit. Kjo do të ishte një politikë e gabuar. Kostoja e kursit tek eksportuesit është e kufiyuar dhe luhatet në nivelet 2-3%.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0