200.000 dollarë për ata që hakojnë telefonët Android - Business Magazine Albania

200.000 dollarë për ata që hakojnë telefonët Android


Zakonisht, Projekti Zero i Google është i zënë duke zbuluar dhe raportuar dobësi në softuerët dhe pajisjet e kompanive të tjera. Tani ato duan që ju të zbuloni “vrima” në Android.

Synimi është të fitojnë interesimin hakerat të pavarur duke ofruar një shumë të madhe parash. $200,000 të jemi më ekzakt, i cili është dyfishi i maksimumit të mëparshëm të Google. Për të fituar paratë, gjithçka duhet të bëni është të gjeni një mënyrë se si të ekzekutoni kod nga jashtë në një Nexus 6P ose 5X që përdorin Android Nougat 7.0.

Ju mund të lidhni zinxhir çdo shfrytëzim që të doni për të marrë kontroll të telefonit, por duhet të jeni të aftë ta bëni këtë me vetëm dy pjesë informacioni – numrin e telefonin dhe e-mail-in në të cilin është i regjistruar telefoni.

$200,000 me të vertetë duken shumë para, por mos harroni se këto shfrytëzime janë të njëjtat në të cilat grupet si NSA dhe firmat si Grupi NSO i Izraelit duan t’i kenë në duar. NSO faturon shumë para për të hyrë në një telefon—qindra mijëra dollarë për pajisje.

Google ofron çmim maksimal për personin e parë apo ekipin e parë, por e kupton se mund të ketë më shumë se një mënyrë. Për këtë ofron $100,000 për të dytët dhe do të ofrojë edhe disa çmime $50,000.

Burimi: pcworld.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0