20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë - Business Magazine Albania

20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat 20 për qind e të rinjve shqiptare në grup-moshën 16-29 vjeç e përdoren internetin për kurse ose mësime online me 2023. Pas pandemisë përdorimi i internetit për kurse dhe mësime në internet është rritur ndjeshëm. Në vitin 2009 vetëm 3% e të rinjve shqiptar e përdorën internetin për të mësuar. Në krahasim me vendet e zhvilluara të BE-së Shqipëria ende ka një hendek të madh në përdorimin e internetit për të rritur njohuritë, por në krahasim me disa vende të Europës Lindore pozicionohet më mirë (shiko grafikun e mëposhtëm). Pjesëmarrja e të rinjve Shqiptare në mësimet online ishte më e lartë se në Maqedoni, Serbi, Poloni, Kroaci, Hungari, Portugali, Danimarkë etj.

Finlanda kishte përqindjen më të lartë të nxënësve dhe të rinjve në që morën mësime online më 2024 me rreth 53% e ndjekur nga Greqia 42%, Spanja dhe Çekia, Irlanda dhe Sllovenia. Nga Rajoni renditjen më të mirë e kishte Bosnja ku 27.6 % e të rinjve përdoren internetin për mësime online. Në anën tjetër Rumania ishte vendi me pjesëmarrjen me të dobët në mësimet online, me vetëm 8% e ndjekur nga Turqia, Gjermania etj.

Lexo edhe : BusinessMag në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë dhe bashkëpunimeve që frymëzojnë

Ku shqyrtohen metoda specifike të mësimit në internet, 18% e përdoruesve të internetit në Europë morën një kurs online në vitin 2024, i cili i referohet një serie të planifikuar aktivitetesh mësimore për një temë specifike që rezulton në një kualifikim ose certifikatë frekuentimi. Normat më të larta ishin në Irlande me 36%, dhe Finlandë dhe Spanjë, të dyja me 32%. Në të njëjtën kohë, 29% e përdoruesve të internetit përdorën materiale mësimore online, që i referohen materialeve për qëllime edukative, profesionale apo private. Përqindja më e lartë ishte në Holandë me 53%, Irlande me 52% dhe Finlandë me 46%. Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe marketingu dixhital janë ndër kurset më të kërkuara në internet në vitin 2024. Rreth 40% e kurseve kryesore të 2024-ës mësojnë AI, duke e përforcuar atë si një aftësi të domosdoshme për të gjithë punonjësit.

Përveç përmirësimit të AI, kurset në internet përdoren gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e buta, ose thjesht për të plotësuar kureshtjen. Sipas ofruesit të kurseve në internet “Coursera”, nxënësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë përmbajtje të fokusuar për t’u përgatitur më mirë për punë specifike. Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme të normave të mësimit online në BE, marrja e një kursi online mbetet aktiviteti më pak i popullarizuar në mesin e përdoruesve të internetit. Shumica e njerëzve e përdorin internetin kryesisht për komunikim: 85% e përdorin atë për telefonata, video thirrje ose mesazhe, ndërsa 80% e përdorin atë për email./ B.Hoxha

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0