Silvio Pedrazzi: Sfidë e bankave kreditë me probleme dhe financimi i fondeve të veçanta

Silvio Pedrazzi: Sfidë e bankave kreditë me probleme dhe financimi i fondeve të veçanta


Për të kuptuar sistemin bankar në tërësi, Silvio Pedrazzi, Shef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit Drejtues në Bankën Intesa SanPaolo në Shqipëri, së fundi ka deklaruar në një intervistë me analistin Domenico Letizia se ka parametra të shkëlqyeshëm të likuiditetit dhe bankat janë solide. Megjithatë, ekzistojnë disa probleme strukturore, të identifikuara në mënyrë modeste tek shumica e bankave: flitet për në nivelin e lartë të kredive me probleme dhe në një nivel të ulët të fitimit.

Për sa i përket financimit dhe mundësive të kreditimit të bankave, duhet theksuar se, si rregull, Qeveria dhe “Donatorët” nuk u japin financim direkt bankave tregtare. Kontributet financiare të vëna në dispozicion nga këto subjekte kanë për qëllim zhvillimin e disa sektorëve të veçantë ose veprimeve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës civile dhe sociale. Në këtë kontekst, kreditë e dhëna direkt nga shteti shqiptar nga Institucionet Ndërkombëtare Financiare (si Banka Botërore, BERZH dhe organe të tjera të ngjashme) për ndërtimin e përmirësimeve në infrastrukturë si uji, energjia elektrike, rrjetet rrugore, reduktimi i konsumit të energjisë ose për efikasitetin e administratës publike si reforma e kadastrës apo reforma e drejtësisë.

Në këtë rast, fondet e fituara më vonë injektohen në ekonominë lokale kryesisht përmes përdorimit të tenderëve ose kontratave që mund të marrin kompanitë individuale private, lokale dhe të huaja.

Paralelisht, investohen fonde të tjera për t’u siguruar bankave tregtare burime financimi me qëllim mbështetjen ose garantimin e llojeve të veçanta të kredive në sektorë të veçantë ekonomikë. Ky është, për shembull, rasti i Fondit të Garancisë për Agrobiznesin (i cili mbulon deri në rreth 100 milionë euro) dhe fondet për zhvillimin e sipërmarrjes femërore (Women in Business).

Ky lloj financimi kërkon mbështetje të specializuar dhe komplekse, që është referimi i strukturave të ngritura “ad hoc” nga Qeveria Shqiptare, siç është Agjensia për Zhvillimin e Investimeve në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0