Nis Festivali i Inovacionit në Tiranë. Nikolin Jaka: Projektet inovative, e ardhmja e ekonomisë  

Nis Festivali i Inovacionit në Tiranë. Nikolin Jaka: Projektet inovative, e ardhmja e ekonomisë  


Mbi 300 sipërmarrës nga i gjithë rajoni i Ballkanit e disa shtete të tjera, janë mbledhur në Tiranë për të promovuar dhe prezantuar praktikat e tyre më të mira, idetë dhe projektet inovative.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë sjellë për herë të parë Festivalin Inovativ, një aktivitet që po mbahet në Hotel Tirana dhe vijon deri më 20 Shtator.

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë, tha se, “e ardhmja e ekonomisë së vendit janë sipërmarrjet inovative, ndaj mbështesim startup-et dhe idetë e reja në këtë drejtim”.

Në takim me sipërmarrës të huaj e vendas, përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit lokal ftuan sipërmarrjet të zhvillojnë projekte inovative në infrastrukturën urbane, turizëm e bujqësi.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha, se, “sfida më e madhe në Tiranë, është ndryshimi i projekteve logjistike”. Ai solli shembullin e një aplikacioni që përdoret të qytet dhe denoncon shkeljet e qytetarëve duke kursyer angazhimin e 1000 inspektorëve në qytet.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ftoi sipërmarrësit e rinj të gjejnë hapsirat boshe që janë për vendin tonë, për të siguruar aplikacione që bëjnë turizmin tonë në botë më të njohur.

Lexo: Festivali i Inovacionit, përgatit kompanitë shqiptare si të tërheqin investitorë potencialë

Globalizimi ka rritur konkurueshmërinë, sipas përfaqësuesve të Dhomës së Tregtisë. Ajo çfarë është e nevojshme për t’u bërë të suksesshëm, duhet të jeni të gatshëm të ndryshoni dhe të veproni pa ndërprerje, duke kuptuar trendet, ta parashikoni ndryshimin dhe të bëheni më konkurrues. Gjatë festivalit treditor të inovacionit, do të prezantohen një sërë kompanish që sjellin risi në biznes, ndërsa paralel në ambientet e Hotel Tirana zhvillohen takime B2B.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0