Ndërtuesit kundër dhënies së 3% të ndërtimit për strehim

Ndërtuesit kundër dhënies së 3% të ndërtimit për strehim


Vendimi për të kaluar 3% të ndërtimit për banesa në favor të shtresave në nevojë, është kundërshtuar nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, Biznes Albania dhe Dhoma e Tregtisë së Tiranës.

Në një deklaratë për median, ata janë shprehur të shqetësuar se neni 19 i ligjit “Për Strehimin Social” detyron ndërtuesit privatë që për ndërtime me sipërfaqe banimi mbi 2.000 metra katrorë, të kalojnë pa shpërblim të paktën 3% të sipërfaqes funksionale ndërtim për nevoja strehimi. Thënë ndryshe, të kalojnë në pronësi të Bashkisë jo më pak se 60 m2 sipërfaqe funksionale banimi.

Ky ndryshim në ligj, duke qenë se ka formën e një takse të re, vjen në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, thonë sipërmarrësit.

“Vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet si taksim i dyfishtë, duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës, një pjesë e të cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale”, theksuan ata në deklaratën për shtyp.

Përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve thanë se, “vendimi është antikushtetues dhe shoqata do të ndërmarrë gjithë hapat ligjorë për ta zhbërë”.

Sipërmarrjet i janë drejtuar Presidentit, ndërsa theksojnë se nuk kanë qënë pjesë e konsultimeve të projektligjit.

“Aq e pa logjikshme është kjo taksë sa nuk ekziston asnjë analizë për përcaktimin e marzhit prej jo më pak se 3% sipërfaqe funksionale për 2000 m2 ndërtim për banim. Nuk ka asnjë metodologji se çfarë do të thotë jo më pak dhe se kush do jetë tavani për abuzimin ndaj ndërtuesve me këtë parashikim ligjor. Mjafton një llogaritje e thjeshtë që të arrihet në përfundimin se me këtë ligj abuzimi merret 25÷30% e fitimit neto që i ngelet ndërtuesit nga ndërtimi i një pallati”, theksuan ata.

Sipërmarrësit paralajmëruan se nuk do të prekin fitimet e tyre, por do të rrisin çmimet për klientët. Në deklaratën e përbashkët, thanë se, “Me justifikimin se po bën politika sociale në favor të njerëzve në nevojë, Qeveria nuk po kupton se në të ardhmen do të rëndojë xhepat e qytetareve të thjeshtë, të cilët si konsumator final do të detyrohen që, ashtu si edhe ne rastet e tjera, të mbartin kostot e këtyre politikave sociale, pasi ështe e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0