Këto janë 10 aftësitë që ju duhen për të qenë të mirë në punën që dëshironi

Këto janë 10 aftësitë që ju duhen për të qenë të mirë në punën që dëshironi


Nuk është gjithmonë e qartë se ku duhet të fokusohesh më tepër, kur vjen puna te zhvillimi profesional. Duhet të ndjekësh një kurs programimi? Një trajnim për marketingun dhe rrjetet sociale? Apo ndoshta një kurs komunikimi?

Çfarë duhet të bësh për të shkëlqyer në punën tënde ose për të gjetur një tjetër akoma më të mirë? Përgjigjia është e thjeshtë.

BusinessMag ju njeh me 10 aftësitë që ju duhen për të qënë më i mirë në punën që dëshironi.

1. Fleksibilitet

Kjo përfshin kreativitet, të menduarën logjike, dhe ndjeshmërinë ndaj problemeve. Përfshin gjithashtu dhe aftësinë për tu përshtatur me mënyrën e të folurit në varësi të personit me të cilin komunikon. Punëdhënësit duan të dinë se ti nuk komunikon njësoj me të gjithë, por di ti dallosh personat.

2. Aftësi negociuese

Këto nevojiten veçanërisht në profesionet që lidhen me teknologjinë dhe matematikën dhe janë mjaft të rëndësishme.

3. Aftësi orientuese

Ka të bëjë me nevojën për të gjetur gjithnjë mënyra të reja për të ndihmuar të tjerët. Sa i asiston personat në ekipin tënd? Në punën tënde? Sa njihesh për këtë?

4. Gjykimi dhe marrja e vendimeve

Organizatat dhe kompanitë mbledhin gjithnjë e më shumë të dhëna dhe nevojitet që punonjësit ti analizojnë ato me kujdes dhe të marrin vendime te zgjuara. Kjo përfshin dhe dhënien e këshillave që mund të bëni në drejtim të menaxherit apo punëdhënësit tuaj.

5. Inteligjenca emocionale

Robotët mund të kryejnë shumë funksione, por nuk munden të lexojnë mendjen e njeriut ashtu si një njeri mund ta bëjë. Punëdhënësit e vlerësojnë punësimin e njerëzve të cilët kanë empati me të tjerët dhe i kuptojnë emocionet e tyre.

5. Koordinimi me të tjerët

Përfshin të qënit të aftë për të bashkëpunuar me të tjerët, për tu përshtatur me ta dhe për të qënë sensitiv ndaj problemeve.

6. Menaxhimi i njerëzve

Duhet të jesh i aftë të motivosh të tjerët, të zhvillosh talentin dhe aftësinë e punonjësve nëse gjendesh në pozitën për ta bërë këtë dhe të zgjedhësh më të mirët për të kryer një punë.

7. Kreativiteti

Jemi çdo ditë të bombarduar nga informacione të reja dhe nga teknologji të reja. Punëdhënësit duan njerëz kreativë të cilat mund ti aplikojnë këto teknologji dhe ide në produktet e tyre.

8. Mendimi kritik

Edhe në këtë rast, punonjësit kërkojnë persona me një mendje kritike që të mund të vlerësojnë përdorimin e teknologjive dhe ti përdorin ato për të përmirësuar kompaninë dhe njerëzit që punojnë në të.

10. Zgjidhja e problemeve komplekse

Teknologjia mund ta lehtësojë jetën, por edhe ta bëjë atë më të vështirë në disa drejtime. Për këtë nevojitet që të zgjidhen shumë probleme në lidhje me to, dhe teknologjia mund të funksionojë vetëm falë personave inteligjent dhe të aftë për të zgjidhur problemet më komplekse. Sipas raporteve kjo është cilësia e cila kërkohet më tepër te një punonjës.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0