Një vajzë 19-vjeçare nga Kalifornia Rosa Domingues u bë milionere për një javë, pasi fitoi dy herë lotarinë, me mbi 600 mijë dollarë.
Rosa, vajza me fat, njërën biletë e bleu në Arizona ndërsa tjetrën në Kaliforni dhe të dyja rastisën në anën e saj. Herën e parë ajo fitoi 555 mijë dollarë dhe herën e dytë 100 mijë.
“U emocionova shumë, saqë as lotët nuk po i mbaja dot”, tha ajo pas fitores. Biletat e Rosa Dominguez kushtuan vetëm 5 dollarë.
Ajo është shprehur për median se me këto para e ka ndërmend të blejë një veturë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
