19 milionë Bitcoin në qarkullim. Edhe 140 vite për të përfunduar prodhimin e plotë të “arit digjital” - Business Magazine Albania

19 milionë Bitcoin në qarkullim. Edhe 140 vite për të përfunduar prodhimin e plotë të “arit digjital”

Numri i Bitcoinëve që u prodhuan dhe u hodhën në qarkullim ka arritur në 19 milionë. Ndërsa numri i Bitcoinëve në qarkullim ishte vetëm 50 më 3 janar 2009, data kur u shfaq Bitcoin, ky numër është rritur vazhdimisht deri më tani. Rritja e numrit të Bitcoinëve në qarkullim bëhet përmes pajisjeve të projektuara posaçërisht.

Që nga prilli 2022, numri i Bitcoin-ëve të prodhuar arriti në 19 milionë. Kur ai të arrijë në 21 milionë, aktiviteti i “minierave” do të përfundojë. Ekspertët parashikojnë që i gjithë prodhimi i Bitcoinit të përfundojë në vitin 2140, pasi prodhimi përgjysmohet mesatarisht çdo 4 vjet.

Megjithëse, kostoja e minierave është rritur me kalimin e kohës, rritja e vlerës së Bitcoinit në krahasim me vitet e kaluara ka shkaktuar rritje të të ardhurave të “minatorëve”. Të ardhurat totale të gjeneruara prej tyre në rrjetin Bitcoin vitin e kaluar ishin mbi 15 miliardë dollarë.

Lexo edhe: 6% e të gjithë bitcoins në qarkullim janë në duart e 10 investitorëve

Bitcoin, më i popullarizuari mes kriptomonedhave me një kapital tregu prej më shumë se 870 miliardë dollarësh, tërheq vëmendjen si nga investitorët ashtu edhe nga minatorët.

Kriptomonedha, e cila pa kulmin e saj historik me një vlerë prej më shumë se 68 mijë dollarë në Nëntor të vitit të kaluar, javët e fundit është tregtuar me 40 mijë dollarë. “Minierat” e kriptomonedhave gjithashtu janë temë diskutimi për shkak të energjisë që konsumon dhe ndikimin e saj në mjedis. Në periudhën e fundit, ku çmimet e lëndëve të para janë rritur në fushën e energjisë, disa shtete vendosën kufizime të minierave.

Shumë kompani teknologjike, përfshirë Intel, po zhvillojnë produkte për harduerët për të konsumuar më pak energji dhe për të zvogëluar ndikimin e saj mjedisor.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0