18 vite Billa: Zgjedhja e parë në çdo kohë - Business Magazine Albania

18 vite Billa: Zgjedhja e parë në çdo kohë

18 vite Billa: Zgjedhja e parë në çdo kohë

Një kompani që nuk e merr asnjëherë për të mirëqenë suksesin 

Të rritesh do të thotë të jesh kureshtar, të jesh një nxënës i përjetshëm; të kesh guximin të ndryshosh, të përmirësohesh dhe të ecësh përpara pa u ndalur. Këtë qasje ka patur Billa që nga dita e parë dhe e ruan edhe sot, në përvjetorin e 18-të. Për kompaninë, kjo ditëlindje shënon një etapë të rëndësishme zhvillimi, por mbi të gjitha reflektimi, për rrugëtimin e ndërmarrë prej vitit 2007, për të ofruar profesionalizëm, cilësi dhe risi. 

Për gati dy dekada, Billa njihet anembanë Shqipërisë si adresa ku nisin dhe përmbyllen me sukses projektet e bukura, përfshirë këtu shtëpi, biznese, hapësira komerciale apo ambiente pune. Kjo zhurmë pozitive që shoqëron emrin e kompanisë, qartazi, nuk nxitet vetëm nga produktet e ndërtimit apo arredimit që ajo mundëson. Me një eksperiencë të konsoliduar dhe vizion të qartë, Billa zgjedh të dëgjojë dhe të përshtatet vazhdimisht me nevojat e tregut.

Besimi i dhjetëra bashkëpunëtorëve dhe mijëra klientëve, është rezultat i punës së palodhur dhe partneriteteve të forta për të qenë gjithmonë “in”; për të sjellë vazhdimisht produkte cilësore nga markat më të njohura ndërkombëtare si: Villa Ceramica, Ideal Standard, Colombini Casa, etj. 

Lexo edhe:BILLA dhe arkitektët, një DUO e pandashme

Billa me kapak, Billa pa kapak…ia hoqi kapakun çmimeve! 

Përvjetori i 18-të përkoi me një prej fushatave më forta të Billa: fushatën e Nëntorit. Oferta e cila ishte më e madhja që Billa ka bërë brenda 2025-s dhe gama e larmishme e produkteve mbi të cilat ajo aplikohej, nxitën interes të lartë, duke sjellë rritje vizitash dhe rezultate të dukshme në të gjitha showroom-et e Billa. Fushata erdhi ndryshe nga çdo fushatë tjetër, edhe për shkak të gjuhës së komunikimit dhe kreativitetit të shpërfaqur në elementë të veçantë. 

https://www.youtube.com/watch?v=_OUEYSLBxlw

Reagimi i përftuar nga klientët përgjatë periudhës së Nëntorit, tregoi për të disatën herë se Billa mbetet zgjedhje e parë për pllaka, parkete, sipërfaqe SPC, hidrosanitare dhe mobilie. Po ashtu, një zgjedhje e padiskutueshme edhe për standardet, shërbimin dhe këshillimin profesional. 

Pse Billa vazhdon të jetë lider në çdo kohë?

Billa mban vendin e parë sepse: 

  • Për 18 vite ka ndërtuar një identitet të fortë;
  • Për 18 vite është rritur pa bërë kompromis me cilësinë;
  • Për 18 vite ka investuar në njerëz që njohin tregun dhe dinë të ofrojnë më të mirën për çdo klient;
  • Për 18 vite sjell çmime të arsyeshme dhe produkte të certifikuara me standarde europiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0