18 të infektuar me COVID-19, nëse vijon tendenca negative do të frenohet

18 të infektuar me COVID-19, nëse vijon tendenca negative do të frenohet hapja

koronavirus

18 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 916.

77 përqind e të infektuarve ose 705 prej tyre janë shëruar.

Silva Bino, nga ISHP tha se të infektuarit e rinj janë përkatësisht: 7 raste në Durrës, 2 në Krujë, 4 në Tiranë dhe 5 në Berat.

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 11,458 persona, prej të cilëve janë:

– 916 të infektuar,

– 31 viktima;

– 705 të shëruar,

– 161 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 19 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se nëse do të vijohet me tendencën negative të ditëve të fundit, qeveria mund të bëjë hapa pas dhe të shtrëngojë sërish masat.

Lexoni: 5 hapa si mund të keni një tru të shëndetshëm

“Rritja e mëtejshme do të na detyrojë të marrim vendime për të shmangur një valë të dytë. Qytetarët e kanë në dorë nëse do të vijojmë me lirimin e masave apo do të frenojmë”, tha Manastirliu.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 15 maj është:

– Tiranë, 77 pacientë aktivë;

– Krujë, 46 pacientë aktivë;

– Shkodër, 16 pacientë aktivë;

– Kamëz, 12 pacientë aktivë;

– Durrës, 9 pacient aktivë;

– Berat, 10 pacientë aktivë;

– Fier, 5 pacientë aktivë;

– Elbasan, 2 pacientë aktivë;

– Mirditë, 1 pacient aktiv;

– Korçë, 1 pacient aktiv.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0