18 persona të tjerë me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 277 të infektuar.
Një pacient 71-vjeç me Covid-19 nga Durrësi, ndërroi jetë në Spitalin Infektiv. Ai kishte sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave është 16.
Në informimin e përditshëm nga ISHP, Rovena Daja njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Kavajë, Lezhë e Pukë.
Mes të prekurve janë dhe 8 fëmijë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1919 persona, ku:
– 277 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 76 janë shëruar,
– 16 kanë vdekur,
– 81 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv dhe 1 në Sanatorium,
– 8 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 2 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 143 persona;
— Në Durrës: 29 persona;
— Në Fier: 23 persona;
— Në Lushnje: 4 persona;
— Në Elbasan: 8 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 6 persona;
— Në Korçë: 16 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 10 persona;
— Në Lezhë: 6 persona;
— Në Has: 8 persona;,
— Në Berat: 1 person;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 5 persona;
— Në Pukë: 3 persona;
— Në Mirditë: 2 persona.