18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat

18 mijë biznese paralajmërohen nga tatimet për shkeljet që bëjnë gjatë aktivitetit privat


Gjatë muajit Maj, 6000 biznese në të gjithë vendin janë sensibilizuar për deklarim korrekt të detyrimeve, ndërsa 12 mijë subjekte nga sektori i bar-restoranteve, kanë marrë njoftime të personalizuara mbi faktorët e tyre të riskut.

Punonjës të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve dhe studentë pjesë e Administratës Tatimore, vijojnë fushatën ndërgjegjësuese, në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, duke tërhequr vëmendjen e tyre për të korrigjuar deklarimet. Nga vëzhgimet e grupeve të punës, rezultojnë shkelje të legjislacionit tatimor, në mos lëshimin e kuponave tatimorë, përdorimin e pajisjeve jo fiskale, mosdeklarimin e punonjësve, si edhe subjekte të paregjistruar.

Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare

Drejtoritë Rajonale Tatimore kanë organizuar takime me përfaqësues të biznesit, të cilët janë informuar dhe këshilluar që të korrigjojnë sjelljen e tyre, në respektim të detyrimeve ligjore. Secili prej tyre është vënë në dijeni se monitorohet në vazhdimësi nga administrata tatimore dhe pritet ndërgjegjësimi dhe vetëkorrigjimi i tatimpaguesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0