164 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 11 185.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit tre pacientë kanë humbur jetën, një 47-vjeçar nga Pogradeci, një 77-vjeçar nga Fieri dhe një 87-vjeçare nga Gramshi.
188 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, 21 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 56 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 10 në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 në Kurbin, 7 në Krujë, Fier, Kavajë, 6 në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 në Gramsh, 3 në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 në Berat, Kamëz, 1 në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë, Has dhe Pogradec.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 494 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 11 185 të infektuar,
– 330 viktima;
– 6 494 të shëruar,
– 4 251 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.