16 kompani në garë për mirëmbajtjen e rrugëve në 5 vitet në vijim - Business Magazine Albania

16 kompani në garë për mirëmbajtjen e rrugëve në 5 vitet në vijim


Me datën 16 të këtij muaji, Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë ofertat për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin për një periudhë 5 vjeçare. Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet ardhshme llogaritet 128 milionë euro nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër Rajone:
1. Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës
2. Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës
3. Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës
4. Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kontrata për mirëmbajtjen përmbajnë:
-Rehabilitimi i rrugës
-Rehabilitimi i trotuarit
-Ndërtimit ose rikonstruksionit i sistemit të kullimit
-Riparimet e erozionit dhe rrëshqitjeve
-Punime tokësore
-Ndërtimi / rikonstruksioni / riparimi i strukturave dhe mureve,
– Mirëmbajtja përfshinë sigurinë rrugore, ndërhyrjet në korrigjimin e pikave të zeza të identifikuara nga auditimi të sigurisë rrugore (i kryer tashmë);

Kohëzgjatja e kontratës është 5 vjet. Të gjitha punimet për përmirësim e gjendjes se rrugëve duhet të kryhen brenda vitit të parë të kontratës. Ndërsa punimet e mirëmbajtjes do të ekzekutohet gjatë viteve 2, 3 dhe 4 viteve në vijiim. Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuar në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve. Ofertat duhet të dorëzohen me 16 shtator në orën 10.00 sipas kohës lokale dhe nuk lejohet ofertimi elektronik. ARRSH sqaron se ofertat do të hapen publikisht në prani të komisionit të tenderit.

16-kompani-ne-gare-per-mirembajtjen-e-rrugeve-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Burimi: acp.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0