154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 971. Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën: një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 616 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 971 të infektuar,
– 213 viktima;
– 3 616 të shëruar,
– 3 057 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto