15 Vjeçarja shqiptare, fituese e bursës nga Universiteti Cambridge

15 Vjeçarja shqiptare, fituese e bursës nga Universiteti Cambridge


Matea Gjika, 15 vjeç, e ftuar dje në panelin e emisionit Opinion për temën “Të arsimohesh jashtë Shqipërisë”, është bërë fituese e një olimpiade nga Cambridge Education Group Olympics.

Matea Gjika

Ekzistojnë vetëm pesë bursa të tilla në të gjithë botën, dhe ofrohen për ata nxënës që kanë aftësi të veçanta dhe shance të larta për t’u pranuar në dy univestitetet më prestigjoze në Angli, Oxford dhe Cambridge.

“Për të studiuar në këto shkolla, në të gjithë botën jepen vetëm 5 bursa të tilla, unë jam fituesja e njërës prej tyre. Në shtator unë do shkoj të filloj studimet”,- tha Gjika.

Matea, studente pranë World Academy of Tirana, ka kaluar me sukses të gjitha testimet dhe intervistat e bëra për njohuri të përgjithshme, dhe ka përfituar një bursë të plotë 2 vjeçare për të ndjekur studimet A level në Angli.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0