Një i ri shqiptar është shpallur kampion i Italisë në kategorinë Cadetti për 15 vjeçarët. Atleti, Daniel Hoxha fitoi garën 1200 metra me pengesa në kampionatin Italiani Cadetti në Forli, me rezultatin 3:29.06.
Ai ka arritur të parakalojë në garën e fundit me një xhiro shumë të shpejtë, duke mbyllur garën i pari, shkruan media italiane, Atleti Calive.
Lexoni: “The Economist”: Këngëtarët shqiptarë po pushtojnë botën
Befasia ishte e madhe nga të gjithë, por Danieli ja ka dalë të triumfojë dhe të ngjitet në shkallën me të lartë, duke lënë në shkallët më të ulëta të podiumit Leonardo Trevisan dhe Leonardo Di Vittorio.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto