15 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 197.
Në informimin e përditshëm, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Pukë dhe Krujë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona, ndërsa në total janë testuar 3644 raste, dhe janë konfirmuar:
– 433 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 197 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 53 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 4 pacientë janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 60 persona janë të shtruar.
Përhapja e koronavirusit deri më 11 prill është sipas këtyre qyteteve:
— Në Tiranë: 209 persona;
— Në Durrës: 39 persona;
— Në Fier: 32 persona;
— Në Lushnje: 6 persona;
— Në Elbasan: 15 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 52 persona;
— Në Lezhë: 14 persona;
— Në Has: 12 persona;
— Në Berat: 2 persona;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 4 persona;
— Në Pukë: 5 persona;
— Në Mirditë: 3 persona.
Lexoni: Kompania nga Kosova prodhon respiratorë 3D për të luftuar COVID-19
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto