15 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

15 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

të infektuar

15 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1137. 11 raste janë identifikuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe 1 në Kamëz.

11 raste janë kontakte të rasteve të mëparshme. Ndërsa për 4 rastet e reja vazhdon hetimi epidemiologjik. Në 24 orë janë testuar 35 personel shëndetësor, dhe kanë dalë pozitiv me Covid-19, 2 raste.

Genta Qirjako, nga ISHP bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë deri më sot janë regjistruar 1136 raste me koronavirus të konfirmuara dhe 231 raste janë aktive. Ata ndodhen kryesisht në Tiranë, Durrës dhe në Krujë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1136 të infektuar,

– 33 viktima;

– 857 të shëruar,

– 232 të infektuar aktivë;

Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 31 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 31 maj është:

Tiranë, 148 pacientë aktivë,

– Durrës, 27 pacientë aktivë,

– Krujë, 17 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Kamëz, 10 pacientë aktivë,

– Mat, 8 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0