15 mijë vdekje nga i nxehti ekstrem. Shefi i OKB jep alarmin për ndryshimet klimatike - Business Magazine Albania

15 mijë vdekje nga i nxehti ekstrem. Shefi i OKB jep alarmin për ndryshimet klimatike

Pasojë e ndryshimeve klimatike i konsiderojnë ekspertët shifrat e fundit tronditëse të ofruara nga OBSH, të cilat tregojnë se 15,000 vdekje të lidhura me të nxehtin u regjistruan këtë vit në Europë, e kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm. 

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 4,500 persona humbën jetën në Gjermani, 5,000 në Spanjë dhe Portugali, dhe më shumë se 3,000 në Mbretërinë e Bashkuar gjatë verës. Raporti gjithashtu evidenton me shqetësim se kontinenti i vjetër po ngrohet më shpejt se zonat e tjera të planetit. Rritjen e ndjeshme të temperaturave, thatësira e mëdha dhe stuhitë e dhunshme, shtimin drastik të nivelit të reshjeve apo përmbytjet masive, OKB-ja i përshkruan si shenja të emergjencës klimatike”.

Lexo edhe: Fillon samiti i klimës në Egjipt. Europa kërkon që Amerika të paguajë më shumë

Bota, tha një ditë më parë në samitin e klimës në Egjipt numri një i organizatës, Antonio Guterres, po ecën në autostradën e ferrit klimatik me këmbën tek gazi.

“Jemi duke luftuar për jetët tona, dhe po e humbasim këtë betejë. Ky është ngërci më i madd i kësaj epoke. Është sfida qendrore e këtij shekulli.” – u shpreh Guterres.

Samiti vjetor i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, ka nisur punimet këtë vit në Egjipt, me thirrjet që vendet të kalojnë “nga epoka e zotimeve në epokën e zbatimit”. OKB-ja u bëri thirrje vendeve për arritjen e një marrëveshje solidariteti për klimën, që do të përfshinte mbështetjen e mjaftueshme financiare për vendet e varfra në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë efektet e ngrohjes globale. Janë përsëritur po kështu thirrjet për vendosjen e një takse ndaj fitimeve të mëdha të kompanive të prodhimit të naftës./ CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0