14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë - Business Magazine Albania

14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë

Kush nuk e do Rumiun dhe poezitë e tij madhështore? Kanë kuptim dhe fuqi kaq të thellë për ne…


14 Citate të thella Rumi mbi jetën

1. Dje isha i zgjuar, ndaj doja të ndryshoja botën. Sot jam i mençur, ndaj po ndryshoj veten time.

2. Është rruga jote dhe vetëm e jotja. Të tjerët mund ta ecin me ju, por askush nuk mund ta ecë për ju.

3. Kudo që të jeni dhe çfarëdo që të bëni, jini të dashuruar.

4. Zemra juaj e di rrugën. Vraponi në atë drejtim.

5. Nëse gjithçka që mund të bëni është të zvarriteni, filloni të zvarriteni.

6. Kur bën gjëra nga shpirti, ndjen një lumë që lëviz në ty, një gëzim.

7. Vëri zjarrin jetës suaj. Kërkoni ata që ju ndezin flakët.

8. Përgjigjuni çdo thirrjeje që ju ngacmon shpirtin.

9. Ka një forcë jete brenda shpirtit tuaj, kërkoni atë jetë. Ka një perlë në malin e trupit tuaj, kërkoni atë. O udhëtar, nëse je në kërkim të kësaj, mos shiko jashtë, shiko brenda vetes dhe kërko atë.

10. Pse qëndroni në burg kur dera është kaq e hapur?

11. Injoroni ato që ju bëjnë të frikësuar dhe të trishtuar, që ju degradojnë përsëri drejt sëmundjes dhe vdekjes.

12. Në momentin që pranoni problemet që ju janë dhënë, dera do të hapet.

13. Gjithçka për të djeshmen ka shkuar me të djeshmen. Sot duhet thënë gjëra të reja.

14. Ka një jetë në ty, kërko atë jetë, kërko xhevahirin e fshehtë në malin e trupit tënd. amazingmemovement

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0