136 raste me COVID-19 dhe 6 viktima gjatë 24 orëve

136 raste me COVID-19 dhe 6 viktima gjatë 24 orëve

136 raste me COVID-19 dhe 6 viktima gjatë 24 orëve

136 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 411.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 53 vjeçar nga Tirana, një 61 vjecar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 18 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 66 raste në Tiranë, 13 raste në Krujë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Patos, 7 raste në Vlorë, 6 raste në Kavajë, nga 4 raste në Kucovë dhe Fier, nga 2 raste në Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë dhe nga një rast në Durrës, Mirditë, Gramsh, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe  dhe Peqin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 411 të infektuar,

– 199 viktima;

– 3 342 të shëruar,

–  2 814 të infektuar aktivë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0