131 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 649.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën: një 47 vjeçar nga Shkodra, një 72 vjeçare nga Elbasani dhe një 75 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 189 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 5 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 847 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 649 të infektuar,
– 384 viktima;
– 7 847 të shëruar,
– 5 382 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto