13 të infektuar me COVID-19, mes tyre edhe personel shëndetësor

të infektuar

13 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1197.

Marjeta Dervishi, nga ISHP bëri me dije se 11 raste janë në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Shkodër. Mes të infektuarve të rinj, 3 janë personel mjekësor.

23 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 5 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.

75% e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 17 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1197 të infektuar,

– 33 viktima;

– 898 të shëruar,

– 266 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 4 qershor është:

– Tiranë, 183 pacientë aktivë,

– Durrës, 15 pacientë aktivë,

– Krujë, 23 pacientë aktivë,

– Shkodër, 10 pacientë aktivë,

– Kamëz, 12 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv.

Lexoni: FI5, ventilatori i krijuar nga Ferrari dhe Instituti Italian i Teknologjisë

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale