13 avionë të Rallye Aéro France 2021 mbërrijnë në Aeroportin e Tiranës - Business Magazine Albania

13 avionë të Rallye Aéro France 2021 mbërrijnë në Aeroportin e Tiranës

Rallye Aéro France

Tirana International Airport ka bërë të ditur se kanë mbërritur në pistën e aeroportit të Tiranës 13 avionë të Rallye Aéro France 2021.

Sipas TIA-s, tubimi Aero France është numri një Rally Air në Europë për shkak të diversitetit të tij, me udhëtime në vende të ndryshme çdo vit. “Ai është skuadrilja e paqes dhe vëllazërisë”, thotë Presidenti i organizatës Jean Michel Collineau. Ky tubim do të bëhet në bashkëpunim me Landways International, Albanian Experience.

Lexo: Alitalia anulon të gjitha fluturimet pas 15 tetorit; Në Shqipëri kishte 6% të tregut në 2020-n

“Pas periudhës së gjatë të pushimit të lidhur me COVID, rifilluan fluturimet për në Ballkan: Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Greqi, të cilat na presin për herë të parë dhe për të cilat tubimi synon të japë një promovim turistik dhe kulturor në Ballkan dhe Europë“, thotë Collineau.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0