Tirana International Airport ka bërë të ditur se kanë mbërritur në pistën e aeroportit të Tiranës 13 avionë të Rallye Aéro France 2021.
Sipas TIA-s, tubimi Aero France është numri një Rally Air në Europë për shkak të diversitetit të tij, me udhëtime në vende të ndryshme çdo vit. “Ai është skuadrilja e paqes dhe vëllazërisë”, thotë Presidenti i organizatës Jean Michel Collineau. Ky tubim do të bëhet në bashkëpunim me Landways International, Albanian Experience.
Lexo: Alitalia anulon të gjitha fluturimet pas 15 tetorit; Në Shqipëri kishte 6% të tregut në 2020-n
“Pas periudhës së gjatë të pushimit të lidhur me COVID, rifilluan fluturimet për në Ballkan: Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Greqi, të cilat na presin për herë të parë dhe për të cilat tubimi synon të japë një promovim turistik dhe kulturor në Ballkan dhe Europë“, thotë Collineau.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto