13.4 miliardë lekë pagesat për koncesionet në 2023. Me rritje nga një vit më parë - Business Magazine Albania

13.4 miliardë lekë pagesat për koncesionet në 2023. Me rritje nga një vit më parë

Qeveria nuk ka parashikuar koncesione të reja në buxhetin e vitit 2023, por mund të rikthejë disa

Kështu projekte si infrastruktura e çelësave publikë për fiskalizimin apo rruga Milot – Thumanë pritet të bëhen pjesë e buxhetit të ardhshëm, rruga Kashar – Leka apo Lekaj –Fier. Një tjetër që pritet të hyjë në buxhet është edhe aeroporti i Sarandës. Këto janë parashikime buxhetore dhe në pritje për tu implementuar, por fillimisht duhet marrë miratimi nga Ministritë përkatëse.

Ndërkohë këtë vit përfundon kontratat për pullat fiskale, ndërsa ende nuk dihet nëse Ministria e Financave do ta japë sërish me koncesion këtë shërbim.  Në 2022-n mbaruan edhe tre kontrata të tjera, si ajo e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit dhe rimbursimi i rrugëve për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Devoll.

Lexo edhe: Rritja ekonomike pritet 2.6% në 2023. Qeveria plane për eurobondin e radhës

Pagesat nga buxheti drejt koncesioneve vitin e ardhshëm do arrijnë  masën e 13.4 miliardë lekëve apo gati 115 milionë euro. Kjo shumë vjen me 4% rritje nga viti paraardhës. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve shkon për mbështetjen e koncesioneve në shëndetësi si sterilizimi apo check upi, ndërsa pas tyre vijnë projektet infrastrukturore si Rruga e Arbrit.

Koncesione të tjera që do vijojnë të marrin lekë nga buxheti është  ai për portin e jahteve Orikum – Dukat, si dhe ai i skanimit në Dogana. Bashkia e Tiranës do të marrë gjithashtu shuma të konsiderueshme për riparimin e objekteve arsimore, një projekt që vazhdon nga 2017 dhe mbaron në 2025-ën në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0