Madeleine Albright, në listën e grave më të suksesshme në SHBA; nga TIME - Business Magazine Albania

Madeleine Albright, në listën e grave më të suksesshme në SHBA; nga TIME


Foto nga Jack Gruber/USA Today

Madeleine Albright (Diplomatja)

“Kanë qenë disa gra që më kanë bërë të ndihem e papërshtatshme për gjërat që kam dashur të bëj, duke më treguar se vendi im ishte diku tjetër dhe jo këtu ku jam. Dhe prandaj është kaq e vërtetë thënia ime se ekziston një vend i veçantë në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë e tjera.

Nuk e kam menduar dhe as besuar se do të gjendesha në pozicionin për të thyer një tabu kaq të fortë, veçanërisht duke qenë një grua e martuar dhe mama e dy binjakëve. Por kthesa e madhe, në fakt, erdhi; kur u bëra Sekretare Shteti e SHBA.

Më ka qëlluar shpesh të jem gruaja e vetme në një sallë plot me burra dhe në ato çaste i kam thënë vetes: ‘Epo mirë, nuk besoj se do të them diçka sot, sepse me siguri do të tingëlloja si budallaqe, por kur kam dëgjuar gjërat që kisha në mendje nga këta burra, kam thënë me vete: pse dreqin nuk fola!?’

Nëse je diku dhe duhet të flasësh, duhet ta bësh këtë, përndryshe, do të krijosh idenë dhe besimin se nuk je gati për të qenë atje. Ka shumë hapësirë në botë për burra mediokër, por nuk ekziston asnjë hapësirë për gra mediokre… 

Mua më pëlqen të jem grua! Jeta jonë zhvillohet në segmente. Mbesa ime e vogël pyeste gjithmonë: “çfarë ka kaq të pazakontë në faktin që gjyshja ime është sekretare shteti?” Ajo kishte parasysh Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton. Megjithatë, ajo çka është e mrekullueshme, është fakti se ne jemi në këtë gjë së bashku. (Madeleine Albright – gruaja e parë Sekretare Shteti e SHBA)/TIME 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0