1200 euro për iPhone 12 Pro, a ja vlen të harxhosh kaq shumë për një celular? - Business Magazine Albania

1200 euro për iPhone 12 Pro, a ja vlen të harxhosh kaq shumë për një celular?

Gjigandi Apple ka nxjerrë së fundmi në treg versionin më të ri të telefonave, iPhone 12 Pro. Luksi i radhës përngjan me iPhone 4, por ka çelik pak më të shndritshëm, kamera të trefishtë në pjesën e pasme dhe ekran qeramike që e mbron nga dëmtimi. Adhuruesit e kësaj marke mezi e pritën daljen e këtij modeli, por a ja vlen të shpenzohet minimalisht 1,200 Euro për të?

LEXO: Apple shet 2 milionë iPhone 12 për 24 orë

Sipas ekspertëve, krahasuar me versionet e mëparshme, 12 Pro është 100% i riciklueshëm dhe bateria reziston më gjatë. Mund të karikohet deri në 50% për 25 minuta, pavarësisht se Apple ende nuk ka bërë me dije sa jetëgjatë është. Versioni i ri është rezistent ndaj ujit, deri në thellësinë e 6 metrave. Në varësi të memories së brendshme, çmimi shkon nga 1200 Euro për 128 Gb, në 1300 Euro për 256 Gb dhe 1400 Euro për 512 Gb.

Kamerat nga mbrapa kanë lente zmadhuese deri në 10-fish, cilësia e videos është Full HD. Tashmë mund të bësh foto portreti natën, dhe shpejtësia me të cilën punon telefoni është relativisht e mirë. Të gjitha këto janë në favor të çmimit, por iPhone 12 është një telefon i mbetur në mes të iPhone 12 Pro, që konsiderohet i mirë, dhe një versioni potencialisht akoma më të mirë si iPhone 12 Pro Max, që pritet të ketë kamera akoma më të fuqishme.

GUARDIAN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0