120 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7380.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 64 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana dhe një 82 vjeçare nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet COVID janë të shtruar 125 persona, prej të cilëve 15 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.
Lexoni: Gjermania tërhiqet nga ndalimi i Huawei për 5G, do të nisë procesi i miratimit
Të infektuarit e rinj janë: 59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Përrenjas dhe Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 794 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 47 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 380 të infektuar,
– 228 viktima;
– 3 794 të shëruar,
– 3323 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.