12 vjeçarja kthen pasionin e saj të krijimit të getave me lule 3D në një biznes - Business Magazine Albania

12 vjeçarja kthen pasionin e saj të krijimit të getave me lule 3D në një biznes

geta me lule

Edhe pse vetëm 12 vjeç, mosha nuk e ka ndalur Bleza Baftiun, vajzën e talentuar të dizenjojë dhe krijojë getat, çantat e çorapet me lule 3D.

Ajo është vetëm në klasë të 7, ka lindur në Tiranë dhe jeton në Kosovë.

Bleza çdo gjë e ka nisur para një viti kur i duhej të krijonte një fustan për veten e saj. Ajo i poston krijimet e saj në llogarinë e hapur në Instagram, nga ku merr dhe porositë.

12 vjeçarja bën krijime mjaft të veçanta me lule 3d, si getat, çorapet e shkurtra, çantat, vëthët apo prordukte të tjera si kapelet, rrathët etj.

Mesa duket interesi për gjërat që dizenjohen në mënyrë të veçantë sa vjen edhe rritet dhe njerëzit i porosisin ato.

Ajo përdor mamin e saj si modele për të ekspozuar në Instagram krijimet që bën.

Bleza thotë se në të ardhmen dëshiron të ketë dyqanin e saj, ku mund të ekspozojë secilin model që krijon, si getat, çantat, rrathët, vëthët, çorapet, futanet, pantallonat, dorezat, kapelet, bikinit dhe më shumë, sigurisht të gjitha këto të zbukuruara me lule apo gurë të ndryshëm.

Për këtë vajzë të talentuar ëndrrat vazhdojnë dhe ajo është e bindur se do t’i realizojë të gjitha dhe e sheh veten si një fashion designer në të ardhmen, pasi i pëlqen t’i kombinojë rrobat dhe të krijojë me to.

Asaj i pëlqen muzika dhe gatimi dhe gjatë kohës që krijon getat dëgjon muzikë duke u frymëzuar për krijimet e saj. Ajo lexon vazhdimisht libra motivues, të cilët e shtyjnë dhe motivojnë të realizojë dhe të bëjë ato gjëra që ka pasion.

Mesazhi që ajo ka për moshatarët e saj është “Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos u ndikoni nga mosha që keni.”

Këtë mesazh e lidh me veten e saj, që edhe pse në moshë të vogël ajo ka arritur të hapë online biznesin e saj dhe të shesë krijimet e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0