12 shkurt, afati i fundit për deklaratën vjetore të biznesit të vogël
Përditësuar së fundmi: 12/02/2018

12 shkurt, afati i fundit për deklaratën vjetore të biznesit të vogël

Share
nga Deni Bashari
Shk 12, 2018

Bizneset e e vogla me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit, sot kanë afatin përfundimtar për të dorëzuar deklaratën vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin. Deri me 12 deklarata që i përket periudhës tatimore të vitit 2017, dorëzohet pa detyrime shtesë.

Sipas ligjit ‘’Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, kjo deklaratë vjetore duhet të dorëzohet nga;

Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ku të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm, tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.

Të gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.”

Krahas afatit të fundit 12 shkurt, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve këshillon për plotësimin e deklaratës në mënyrë korrekte.