10 ‘’copëza urtësie’’, për të zgjuar gjeniun tuaj të brendshëm

10 ‘’copëza urtësie’’, për të zgjuar gjeniun tuaj të brendshëm


Kreativiteti dhe ndjekja e qëllimeve ndryshon jetën tonë dhe përmirëson mënyrën tonë të të jetuarit. Kreativiteti njerëzor, na çon përpara si specie. Është cilësia unike e të pasurit të mendimeve dhe ideve, që ka zhvilluar zakonet tona dhe mënyrën se si jetojmë. Por kreativiteti ndonjëherë mund të duket sikur nuk arrihet kollaj.

Këto fjalë të urta, mund të inspirojnë procesin tuaj të të menduarit në mënyrë kreative dhe tju ndihmojnë të ndani veprat tuaja autentike me të gjithë botën. Kur ngecni në një aktivitet të caktuar krijues, konsideroni këto fjalë që vijnë nga disa nga mendjet më brilante në botë.

1.”Të kesh një mendje kreative, në fund të fundit, është si të kesh një litar për një kafshë shtëpiake, duhet të funksionojë ose ndryshe të krijon shumë probleme. Jepi mendjes tënde një punë për të bërë ose ndryshe do ta gjejë vetë një të tillë dhe mund të mos e pëlqesh punën që ajo shpik.” – Elizabeth Gilbert

2.”Askujt nuk i intereson nëse nuk mund të kërcesh mirë. Thjesht çohu dhe kërce. Kërcimtarët e mëdhenj nuk janë të tillë për shkak të teknikës, por për shkak të pasionit.” – Martha Graham

3.”Nuk ka formula në një punë kreative. Unë bëj shume variacione, gjë që është çështje kurioziteti. Arrij në shumë konfigurime të ndryshme, disa prej të cilave janë thjesht variacione të lehta, e disa radikalizime, të një ideje fillestare. Është një lojë zhvillimi.” – Paul Rand

4.“Shko dhe bëj gabime interesante, bëj gabime të mahnitshme, bëj gabime fantastike dhe të mrekullueshme. Thyej rregullat. Bëje botën të jetë e interesuar që je këtu. Bëj art të mirë!” – Neil Gaiman

5.”Nëse do që të ndërtosh një anije, mos i thuaj njerëzve që të shkojnë dhe të presin dru, mos i cakto atyre detyra dhe punë, por mësoji që të mendojnë për madhësinë e pafundme të detit.” Antoine De Saint Exupery

6.”Nuk ka të bëjë me thyerjen e rregullave. Ka të bëjë me braktisjen e konceptit të rregullave në përgjithësi.” – Paul Lemberg

7.”Mësoji rregullat si një mjeshtër, që të mund t’i thyesh ato si nje artist.” – Pablo Picasso

8.”Vështirësia nuk qëndron në të krijuarin e ideve të reja, por në braktisjen e atyre të vjetra.” – John Maynard Keynes

9.”Gabimi më i madh që mund të bësh në jetë, është të kesh frikën se gjithnjë do të bësh një të tillë.” – Elbert Hubbard

10.”Ka një vitalitet, një forcë jetësore, një energji e cila përkthehet në veprimet e tua dhe meqënëse do të ekzistojë vetëm një Ti në gjithë kohërat, kjo shprehi është unike. Nëse e bllokon, nuk do të ekzistojë nëpërmjet asgjëje tjetër dhe do të humbasë.’” ― Martha Graham

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0