11 vjeçarja krijon ‘Barbie-n ballkanase’, tërheq vëmendjen me koleksionin folklorik të kukullës ikonë - Business Magazine Albania

11 vjeçarja krijon ‘Barbie-n ballkanase’, tërheq vëmendjen me koleksionin folklorik të kukullës ikonë

11 vjeçarja krijon ‘Barbie-n ballkanase’, tërheq vëmendjen me koleksionin folklorik të kukullës ikonë

Një vajzë boshnjake po bën kostume tradicionale ballkanike, shami koke dhe aksesorë dekorativë për kukullat Barbie. Duke shfrytëzuar jehonën e filmit “Barbie” që ka pushtuar kinematë botërore, 11 vjeçarja nga Bosnje-Hercegovina shpreson të tërheqë vëmendjen tek versioni folklorik i kukullës ikonë.

Esma Gljiva filloi projektin më shumë se një muaj më parë, pasi kishte parë figura të cilësisë së dobët në një dyqan. “Këto ishin disa kukulla të veshura me kostume folklorike, nuk i ngjanin aspak të vërtetave, nuk ishin fare të veshura siç duhet,” tha Esma për Reuters duke treguar kukulla të reja nga koleksioni i saj.

Lexo edhe:“Barbie” bën histori, arkëton 1 miliard dollarë

Esma nuk e ka parë ende filmin Barbie, por miqtë dhe familja e saj thonë se ajo mishëron frymën e pavarësisë dhe sipërmarrjes femërore që dominon filmin. E rritur në një familje kërcimtarësh të folklorit, Esma ka mësuar shumë për traditat multifetare të Bosnjës dhe është vetë anëtare e një grupi folklorik vendas.

Ajo thotë se do t’i emërtonte kukullat e saj “kukullat Barbie boshnjake” dhe po planifikon kostume për një Ken folklorik boshnjak. Esma merr porosi për kukullat e saj çdo ditë dhe i ka dërguar në Bullgari, Çeki, Turkmenistan, Norvegji, Britani dhe shumë vende të tjera.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0