108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4466. Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën: një 77-vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçar nga Hasi.
Të infektuarit e rinj janë 49 raste në Tiranë, 11 në Kavajë dhe Durrës, 7 në Shkodër, 9 raste në Fier, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 raste në Peqin, nga 1 rast në Vlorë, Tepelenë, Korçë dhe Shijak.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy spitalet Covid janë të shtruar 126 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 22 pacientë janë në terapi intensive dhe 12 prej tyre të intubuar.
Lexoni: OKB: Ndihma ekonomike ndaj të varfërve mund të ulë përhapjen e Covid-19
Në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2523 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4385 të infektuar,
– 123 viktima;
– 2523 të shëruar,
– 1775 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.