OKB: Ndihma ekonomike ndaj të varfërve mund të ulë përhapjen e Covid-19

OKB: Ndihma ekonomike ndaj të varfërve mund të ulë përhapjen e Covid-19

OKB

Kombet e Bashkuara sugjeruan se të ardhurat e përkohshme për njerëzit më të varfër në vendet në zhvillim, mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Time.

Një raport i Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP) thotë se fondet do t’iu mundësonin 2.7 miliardë njerëzve në 132 vende në zhvillim të qëndronin në shtëpi.

Për shembull, Rusia mund të shpëtojë 48 milionë njerëz për 5.3 miliardë dollarë në muaj – afërsisht 0.12% të PBB-së. Indisë do të duheshin 18.4 miliardë dollarë për të bërë të njëjtën gjë për 658 milionë njerëz.

Lexoni: Mbi 15 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

“Kohë të tilla kërkojnë masa të pashembullta sociale dhe ekonomike. Të ardhurat e përkohshme bazike për njerëzit më të varfër në botë janë një opsion”.

“Paketat e shpëtimit dhe planet e rimëkëmbjes nuk mund të përqendrohen vetëm në tregjet e mëdha dhe bizneset e mëdha”, tha administratori i UNDP-së, Achim Steiner.

Autorët e UNDP pranuan sfidat e rëndësishme për këtë lloj përpjekje për ndihmë në shkallë të gjerë, përfshirë pengesat administrative dhe logjistike. Programi mund të financohet nga subvencionet e energjisë, pas një rënie në çmimet e naftës.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pandemia e koronavirusit dhe, për pasojë, recesioni global mund të shkaktojnë rritje të varfërisë në të gjithë botën, për herë të parë që nga viti 1990, dhe 265 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria. Numri i të prekurve me COVID-19, është mbi 15 milionë, ndërsa numri i viktimave është mbi 600,000.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0