102 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4 008. Në 24 orët e fundit katër pacientë kanë humbur jetën: një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje shoqëruese dhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese.
Të infektuarit e rinj janë 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë dhe Sarandë.
Lexoni: BE rekomandon hapjen e kufijve për 12 shtete, Shqipëria nuk përfshihet
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spital janë të shtruar 110 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 14 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2 264 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 35 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4 008 të infektuar,
– 111 viktima;
– 2 264 të shëruar,
– 1 631 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.