1000 euro bonus për mjekët, infermierët dhe vullnetarët

1000 euro bonus për mjekët, infermierët dhe vullnetarët


 Kryeministri Rama, dha lajmin e mirë se 1000 mjekë e infermierë deri tani i janë bashkuar thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe rektorit të Mjekësisë për t’u regjistruar si vullnetarë për përballimin e kësaj situate të vështirë. Ai shpreh mirënjohjen ndaj tyre, për këtë akt humanizimi dhe patriotizmi.

“Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë, të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar”, deklaroi Rama, në daljen e rradhës në Facebook.

Lexoni: Gjermania e gatshme të mbështesë plotësisht sipërmarrjet e saj në këtë pandemi. Vë 550 miliardë euro në dispozicion

Kreu i qeverisë, përsëriti se mjekët dhe infermierët në fund të muajit mars do të marrin pagën bashkë me një bonus prej 1000 eurosh. Këtë bonus do ta fitojnë edhe të gjithë vullnetarët që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

“Nesër administrata është pushim. Sidoqoftë, do të ishte pushim ngaqë edhe Dita e Verës ra të shtunën. Burgosja vazhdon dhe për ata, që nuk janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale. Paga e marsit do të ketë një bonus 1000 euro për mjekët dhe infermirët, i cili do të vazhdojë deri në përfundimin e situatës. Ky bonus do t’iu jepet dhe vullnetarëve. Java që vjen do të vijë me numra të ngritur dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Edi Rama.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0