10 vjeçari humbi në det, mbijeton falë këshillave të një dokumentari - Business Magazine Albania

10 vjeçari humbi në det, mbijeton falë këshillave të një dokumentari

Një ekuipazh i një varke shpëtimi ndërmorën një aksion për të nxjerrë nga uji një 10-vjeçar i cili mbijetoi për më shumë se një orë në det, duke përdorur këshillat që kishte parë në një dokumentar të BBC. Djali u raportua i zhdukur në det në Scarborough, North Yorkshire, të premten e kaluar. Ekuipazhi i shpëtimit e gjeti atë duke notuar në shpinë, me krahët dhe këmbët të hapura, duke bërtitur për ndihmë.

Veprimet e tij janë ato që RNLI u rekomandon secilit që mund ta gjejë veten në vështirësi në ujë. RNLI ( Instituti Kombëtar i Shpëtimit) tha që djali u gjet pranë Vincent Pier, pasi u përfshi nga baticat dhe era përgjatë gjirit. Përveç frikës që shkaktoi te familjarët, ai është përgëzuar nga të gjithë për mbijetesën e tij të mrekullueshme dhe ruajtjen e qetësisë në ato rrethana të vështira.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0