10 thënie të Napoleon Bonapartit, përzgjedhur nga Businessmag - Business Magazine Albania

10 thënie të Napoleon Bonapartit, përzgjedhur nga Businessmag

Napoleon Bonaparti, themeluesi i perandorisë së parë franceze. protagonist i fillimit të historisë bashkëkohore në Europë, gjeneral dhe politikan, ai ka dhënë vazhdimisht mesazhe para popullit francez dhe ndjekësve të tij. Disa prej thënieve të tij i sjellim më poshtë.

Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.
Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.
Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim.
Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.
Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.
Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.

Lexo: Shenjtërimi i Nënë Terezës, 20 fjalë të urta të saj, përzgjedhur për ju nga Businessmag.al

Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.
Në politikë, absurditeti nuk është handikap.
Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.
Një lider është një tregtar me shpresë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0