Shenjtërimi i Nënë Terezës, 20 fjalë të urta të saj, përzgjedhur për ju nga Businessmag.al - Business Magazine Albania

Shenjtërimi i Nënë Terezës, 20 fjalë të urta të saj, përzgjedhur për ju nga Businessmag.al

Nënë Tereza është padyshim krenaria më e madhe për shqiptarët dhe burim frymëzimi për të gjithë njerëzimin. Shembulli i saj i përulësisë, dashurisë së pamatë për tjetrin dhe më të dobëtin, nevojitet të na kujtojë gjithnjë, të mund të ndjekim shembullin e saj. Sot, kemi përzgjedhur 20 thënie të saj, për ta kujtuar dhe falenderuar për misionin e saj në Tokë. 

1.”Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë për t’i dashur ata.”

2. “Nëse nuk mund të ushqesh 100 njerëz, atëherë ushqe vetëm një.”

3. “Fjalët e ëmbla mund të jenë të shkurtra dhe të thjeshta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme.”

4. “Jeta në mjerim është po aq e nevojshme sa puna vetë. Vetëm në parajsë do ta shohim se sa shumë u detyrohemi të varfërve që për shkak të tyre, na ndihmuan të duam Zotin më mirë.”

5. “Nëse nuk kemi paqe, është sepse kemi harruar se ne i përkasim njëri-tjetrit.”

6. “Dashuria intensive nuk matet, vetëm dhurohet.”

7. “Le të prekim të vdekurit, të varfrit, të vetmuarit dhe të padëshiruarit sipas mëshirës që kemi marrë dhe le të mos kemi turp ose të avashtë për të bërë punën kokulur.”

8. “Zoti nuk kërkon që të kemi sukses, ai kërkon vetëm që ti të përpiqesh.”

9. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

10. “Edhe të pasurit janë të uritur për dashuri, për përkujdesje, për të qenë të dëshiruar, për të patur dikë të shtrenjtë pranë vetes.”

 

 

 

 

 

 

11. “Unë e di se Zoti nuk do të më japë asgjë që nuk mund ta përballoj. Vetëm uroj që të mos ketë shumë besim te unë.”

12. “Jeto në mënyrë të thjeshtë, që të tjerët të paktën të mund të jetojnë.”
(I atribuohet shpeshherë në mënyrë jo korrekte Gandit)

13. “Të qënit i padëshiruar, të të mos duan, të mos kenë kokëçarje për ty, unë mendoj se kjo është një uri më e madhe, varfëri më e madhe se ai person që nuk ka asgjë të hajë.”

14. “Ajo që ne ndjejmë se bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por oqeani do të ishte më i pakët për shkak të asaj pike që mungon.”

15. “Paqja fillon me një buzëqeshje.”

16. “Dashuria fillon në shtëpi, dhe nuk ka të bëjë me mënyrën se si e bëjmë…por sa dashuri vendosim kur bëjmë atë veprim.”

17. “Ji mirënjohës në gjërat e vogla sepse në to gjendet fuqia jote.”

18. “Gëzimi është lutje; gëzimi është fuqi; gëzimi është dashuri; gëzimi është një rrjetë dashurie me të cilën mund të kapni shpirtra.”

19. “Shpërndaj dashuri kudo që shkon. Mos lejo që askush që vjen te ty të largohet më pak i lumtur.”

20. “Një nga sëmundjet më të mëdha është të jesh askushi për gjithkënd.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0