10 thënie për të vlerësuar kohën dhe jetën tuaj - Business Magazine Albania

10 thënie për të vlerësuar kohën dhe jetën tuaj

Një pjesë të mirë të kohës e kalojmë mes një niveli të ulët ndërgjegjësimi dhe shpenzimit të kohës pa e vlerësuar atë siç duhet. Ndaj më poshte ju sjellim disa thënie të njerëzve të njohur rreth jetës dhe vlerë së kohës.

1- Njeriu që ka besim te vetja fiton besimin e të tjerëve, – Proverb Hasidic

2- Ju mund të hasni shumë humbje, por nuk duhet të mposhteni. Në fakt, mund të jetë e nevojshme të ndesheni me humbje, kështu që mund të dini kush jeni, nga çfarë mund të ngriheni, si mund të dilni ende prej saj. – Maya Angelou

3- Mos u dekurajoni. Shpesh është çelësi i fundit në tufë që hap derën e bllokuar, – thënie popullore.

4- Çfarë qëndron pas teje dhe çfarë qëndron para teje zbehet në krahasim me atë që qëndron brenda teje. – Ralph Ëaldo Emerson

5- Kohët e vështira nuk zgjasin gjithmonë, njerëzit e vështirë po, – Robert H. Schuller

6- Jo të gjithë mund të jenë të famshëm, por të gjithë mund të jenë të shkëlqyeshëm, sepse madhështia përcaktohet nga shërbimi, – Martin Luther King Jr.

7- Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë, – Dale Carnegie

8- Ne jemi thjesht një racë e përparuar majmunësh në një planet të vogël me një yll shumë mesatar. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën diçka shumë të veçantë,— Stephen Hawking

9- Shumë nga dështimet e jetës janë njerëz që nuk e kuptuan se sa afër suksesit ishin kur u dorëzuan, – Thomas Edison

10- Gjërat nuk shkojnë keq dhe nuk të thyejnë zemrën që të bëhesh i hidhur e të heqësh dorë. Ndodhin të të prishin dhe të të ndërtojnë, në mënyrë që të jesh gjithçka që kishe menduar të ishe, – Samuel Johnson

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0