10 thënie motivuese për të nisur javën - Business Magazine Albania

10 thënie motivuese për të nisur javën

Në këtë fillim jave vjeshte, mendojmë se ju nevojiten disa thënie motivuese për ta nisur javën me entuziazmin e duhur. Mes personaliteteve të ndryshme, ne kemi zgjedhur 10 thënie motivuese

“Të gjithë duhet të fillojmë të jetojmë përpara se të plakemi. Frika është humbje kohe. Kështu janë dhe keqardhjet.” -Marilyn Monroe

 “Bëni atë që duhet të bëni derisa të bëni atë që dëshironi.” -Oprah Winfrey

“Kur e gjithë bota është e heshtur, edhe një zë bëhet i fuqishëm.” -Malala Yousafzai

“Mbi të gjitha, jini heroina e jetës tuaj, jo viktima.” -Nora Ephron

“Mos u lut për një jetë të lehtë, lutuni për forcën për të duruar vështirësitë.” -Bruce Lee

“Njerëzit që janë aq të çmendur sa të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën, janë ata që bëjnë ndryshimin.” – Steve Jobs

Lexo edhe:12 thënie motivuese për të ecur drejt qëllimeve tuaja

“Nëse gjuani për yjet dhe godisni Hënën, është mirë. Ju keni qëlluar për diçka. Shumë njerëz as nuk e marrin mundimin të gjuajnë.”- Fuqioz

“Është vendi juaj në këtë botë; është jeta juaj. Shkoni dhe bëni gjithçka që mundeni me të, duke bërë atë jetë që dëshironi të jetoni.” – Mae Jemison

“Vetëm ata që janë të gatshëm të rrezikojnë të shkojnë shumë larg mund të zbulojnë se sa larg mund të shkojnë.” -T.S. Elliot

“Keni armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë që ju keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.” -Winston S. Churchill

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0