Ruth Bader Ginsburg ka qenë avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Ajo fitoi respekt të thellë nga kolegët e saj në Gjykatën e Lartë në SHBA por edhe nga publikun amerikan.
Ajo ishte shembull i fuqishëm i dikujt që jeton besimet e veta dhe nuk ka frikë t’i shprehë ato. Më poshtë keni 10 thënie të Ruth Bader Ginsburg, të cilat mund t’ju frymëzojnë në suksesin tuaj në biznes dhe në jetë.
- “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes”.
- “Unë besoj shumë në të dëgjuarit dhe të mësuarit nga të tjerët”.
- “Në rrjedhën e një martese, dikush strehon tjetrin”.
- “Në çdo martesë të mirë, ndonjëherë ndihmon të jesh pak i shurdhër”.
- “Nëse dëshironi të jeni një profesionist i vërtetë, bëni diçka jashtë vetes”.
- “Leximi është çelësi që hap dyert për shumë gjëra të mira në jetë. Leximi formoi ëndrrat e mia dhe më shumë lexime më ndihmuan të realizoja ëndrrat e mia”.
- “Mos u hutoni nga emocionet si zemërimi, zilia, pakënaqësia. Këto vetëm shkatërrojnë energjinë dhe ju bëjnë të humbisni kohën”.
- “Gratë u përkasin të gjitha vendeve ku merren vendime. Gratë nuk duhet të jenë një përjashtim.”
- “Ndryshimi i vërtet, ndryshimi i qëndrueshëm, ndodh hap pas hapi”.
- “Zakonisht në jetë, gjërat që i mendoni si pengesë dalin të jenë më të mirat, ato më fatsjellëset”.
Lexo: Figurat e njohura që ndërruan jetë në vitin 2020
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto