10 shenjat që tregojnë se je më i zgjuar se kolegët - Business Magazine Albania

10 shenjat që tregojnë se je më i zgjuar se kolegët


Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që provojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:

Nuk pini duhan

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koefiçentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, prandaj nuk duhet pirë duhan.

Jeni një mashkull që nuk pi shumë alkool

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në konsumin e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

Jeni një femër që e kosumoni alkoolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu rezultoi se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koefiçentë inteligjence më të lartë.

Nuk jeni fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

– Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koefiçent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

– U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

Keni marrë leksione në fushën e muzikës

Në vitin 2011, në Universitetin e New York u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjik, iu pëlqen të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koefiçent më të lartë inteligjence.

Pra si ju duken? Ashtu siç e prisnit apo jo?

/EkonomiaOnline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0