Një ishull në Itali është shitur për 10 milionë euro. Në brigjet e rajonit të Ligurias, ishulli Gallinara, tashmë është në pronësi të një miliarderi ukrainas, 42-vjeçarit Olexandr Boguslayev.
Prej shumë shekujsh ishulli që ka formën e një breshke i përkiste Kishës Katolike, ndërsa vitet e fundit ka qenë në bashkëpronësi të 9 familjeve italiane të pasura dhe ndërtesat që ndodhen aty i janë shitur gjithashtu, me vlerë disa milionë euro të tjera, të njëjtit blerës. Në mesjetë, ishulli shërbente si strehë për shenjtorët dhe papat.
Lexoni: 10 vjeçari humbi në det, mbijeton falë këshillave të një dokumentari
Gallinara, që emrin e ka marrë pikërisht se në të kaluarën ishte djep i pulave të egra, edhe sot është një zonë e mbrojtur natyrore. Ndodhet vetëm 1.5 km larg bregut të Albengës, është i gjatë 470 m dhe me gjerësi 450m. Është i ndaluar për turistët, pikërisht për statusin e tij të mbrojtur.
Ka një mjedis natyror të paprekur, por edhe vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Në të është i ndaluar ndërtimi dhe përveç ndërtesave shekullore, nuk mund të ketë asgjë tjetër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto