10 gjëra që njerëzit konfident bëjnë, por nuk flasin kurrë për ato - Business Magazine Albania

10 gjëra që njerëzit konfident bëjnë, por nuk flasin kurrë për ato

Njerëzit me konfidencë kanë disa zakone dhe tipare të veçanta. Njerëzit konfident nuk janë arrogantë, por zakonisht duan të kopjojnë vetëbesimin që shohin tek të tjerët. Cilat janë këto tipare? Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë 10 tipare që i kanë pothuajse të gjithë.

  1. Ata janë të vendosur

Një njeri me vetëbesim mund të vendosë për diçka dhe e ndan mendjen pa dyshime dhe nuk ka asgjë që mund të futet midis tij dhe qëllimit të tij. Ata nuk dyshojnë nëse po bëjnë gjënë e duhur apo jo.

Nëse doni të dukeni konfident mos pyesni të tjerët nëse ju keni marrë vendimin e duhur. Ju duhet të besoni që keni marrë vendimin e duhur në moment.

2.Ata nuk kanë nevojë për aprovimin e të tjerëvë

Një njeri konfident nuk ka nevojë të pyesë dhe të “koleksionojë” mendimet e të tjerëve. Ata nuk kanë nevojë për aprovim para se të bëjnë diçka.
Por, të ndjeni që nuk keni nevojë për aprovimin e të tjerëve është një aftësi e mësuar.
Përvojat tona të fëmijërisë mund të influencojnë nevojat tona për aprovim. Por, sjelljet, siç janë mësuar, ato edhe mund të ç’mësohen.

3.Nuk kanë nevojë të kërkojnë ndihmë
Njerëzit konfident nuk e kanë problem të pyesin të tjerët për ndihmë, nëse kanë nevojë për të. Disa njerëz kanë frikë të kërkojnë ndihmë, sepse mendojnë se kjo gjë do t’i bëjë ata të duken të dobët dhe të paaftë.
Megjithatë, personat me vetëbesim e dinë që nuk janë ekspert në çdo fushë dhe që mund të mësojnë nga njerëzit e tjerë.

Me fjalë të tjera, njerëzit konfidentë nuk e kanë problem të kërkojnë ndihmë, këshilla dhë të fitojnë njohuri nga njerëzit që mund të dinë më shumë se ata në një fushë.

4.Ata punojnë derisa të realizohet qëllimi

Edhe kur gjërat bëhen të vështira, njerëzit me vetbesim i kujtojnë vetes që ata janë të mirë në atë që bëjnë, që janë të talentuar dhe që mund t’i bëjnë ëndrrat e tyre realitet.
Ju nuk do ta gjeni një njeri konfident duke qarë në banjo, ose duke u dorëzuar dhe besuar se nuk mund t’ia dale. Ai do të jetë këmbëngulës edhe kur gjërat bëhen të vështira – sepse ka ka vetëbesim në aftësitë e tij

5.Gjuha e tyre e trupit flet shumë
Ka shumë shenja joverbale që do t’ju lejojnë të dalloni një person konfident. Kjo përfshin të ecurin me shpatulla e gjoks drejtë dhe shikimin lart.Nuk është e zakontë të shohësh një person konfident t’i tërheqë këmbët dhe të ecë me sytë ulur.
Ata janë mikpritës dhe të hapur me gjuhën e trupit dhe të gatshëm për t’u lidhur me njerëzit e tjerë. Ata nuk duan të jenë të turpshëm dhe të fshehin veten nga bota.
Për më tepër kontakti sy-më-sy është një shenjë tjetër e rëndësishme verbale që tregon një person konfident.
Kur një person arrin të mbajë kontaktin me sy me dikë tjetër, tregon që ai ndihet mirë me situatën dhe veten.

6.Ata dëgjojnë më shumë sesa flasin


Njerëzit konfident nuk kanë nevojë të pohojnë veten ose t’u tregojnë njerëzëve të tjerë sesa të zotët apo talentuar janë. Për shkak të vetbesimit të vërtetë që kanë, ata nuk e ndjenë të nevojshme të marrin pohim apo vëmendje nga të tjerët.
Kjo do të thotë se ata përgjithësisht janë një shoqëri më e mirë. Ata nuk e ndjenë të nevojshmë të flasin gjithë kohën për veten e tyre dhe ky është një tipar i mrekullueshëm. Përkundrazi në vend që të dominojnë bisedën dhe të kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes ata degjojnë të tjerët . Nje njeri konfident ka shumë gjasa të pyes të tjerët çfarë po bëjnë në jetën e tyre dhe të jenë vertet të interesuar.

Lexo: “Europa Nostra” inspekton ‘urën e Zogut’/ Monumenti i kulturës pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit

7.Ata ndërmarrin rreziqe
Njerëzit konfident ka gjasa më të mëdha të ndërmarrin risqe në jetë. Kjo sepse ata kanë besim në vete dhe së gjërat do të ecin mirë për ta. Një person konfident ka më shumë gjasa të eksplorojë të panjohurën apo të ecin në një territor “të pa shkelur më parë”, sepse ata besojnë se mund të bëjnë diçka aty.
Ky territor mund të jetë në botën e biznesit apo dhe qëllime personale.

Njerëzit konfident nuk kanë nevojë të shilojnë se çfarë po bën dikush me jetën e tij, qoftë kjo rreth tyre apo në të gjithë historinë e humanizmit.

8.Ata krijonë njohjë me njerëzit
Njerëzit konfident nuk jetojnë me frikën se do të braktisen nga të tjerët. Ata nuk besojnë se do të humbasin në miqësitë nëse kalojnë kohë me miqtë e tyre. Atyre u pëlqen të afrohen me njerëzit, qoftë si miq të mirë ose si kolegë pune. Njerëzit konfidente kanë një sens të palëkundur se njerëzit e duhur vijnë në jetën e tyre në kohën e duhur dhe se vetëm njerëzit e duhur qëndrojnë.
Ata thjesht nuk e kanë problem të krjojnë lidhje me njerëzit që mendojnë se do të kenë marrëdhënie të mira dhe e shijojnë të shohin njerëzit të bashkuar.

9.Ata i shprehin idetë e tyre lirisht
Njerëzit konfidentë nuk jetojnë me frikë. Ata nuk e kanë problem t’i shprehin idetë dhe nuk kanë frikë se dikush do t’ua vjedhë ato.
Përkundrazi, e dinë që nëse i shprehin idetë, mund të rrisin fuqinë e tyre dhe mund t’i prezantojë ata në mundësi dhe perspetiva të reja.
Ata shikojnë fuqi në ndarjen e mendimeve dhe bashkëpunimin, në vend që t’I mbajnë gjërat e fshehura nga frika se dikush tjetër mund t’i rrëmbejë ato.

10.Ata nuk gjykojnë

Një person konfident nuk i gjykojn të tjerët. Ata që e bëjnë këtë gjë janë njerëz me vetbesim të ulët, të cilët mendojnë se nëse do të ulin të tjerët do t’i bejë ata të ndihen mirë me veten e tyre. Duke qënë se njerëzit konfident ndihen mirë me vetën tyre, nuk e kanë të nevojshme t’i gjykojnë të tjerët.
Të gjykosh të tjerët dhe të krahasosh veten me ata nuk sjell dobi për asnjë dhe duhet të shmanget nëse ju doni që të filloni të jetoni si një njeri konfident.

Hackspirit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0