10 fakte interesante rreth WhatsApp

10 fakte interesante rreth WhatsApp

WhatsApp

Whatsapp është padyshim aplikacioni më popullor i mesazheve, me 1.5 miliardë përdorues aktiv të përditshëm. Kompania në pronësi të Facebook, ka zbuluar disa prej “sekreteve” të saj, për të cilat mund të mos ju ketë shkuar mendja.

Bëhet fjalë për 10 opsione të aplikacionit, të cilat janë zbuluar nga Whatsapp për “Mirror”.

1-Mund të bëni regjistrim zanor pa duar. Mbani shtypur ikonën e mikrofonit dhe rrëshkiteni lart. Më pas mund të regjistroni mesazh zanor pa duar.

2-Mund të shënjoni mesazhet që i konsideroni kryesore. Tërhiqni poshtë mesazhin që doni të shenjoni dhe klikoni “star”.

3-Mund të vendosni status në profilin tuaj në Whatsapp.

4-Komunikoni në Whatsapp pa përdorur celularin. Për këtë mjafton ta hapni aplikacionin në Whatsapp Web në desktop dhe të vazhdoni të dërgoni mesazhe nga kompjuteri.

5-Teksa kanë gjetur përdorim të gjerë emojit, nuk kanë mbetur pas as Stickers. Këto mund t’i gjeni pranë fushës ku shkruani tekstin e mesazhit.

6-Lexoni fshehurazi mesazhet. Nëse doni që të lexoni fshehurazi mesazhet që ju vijnë pa e kuptuar dërguesi, ka një mënyrë për ta bërë këtë. Sipas Whatsapp, nëse në ekranin e iPhone ju vjen mesazh teksa aparatin e keni në ‘lock’, tërhiqeni poshtë tabelën e mesazhit dhe do t’ju hapet teksti i plotë, por dërguesit nuk do t’i shfaqet që ju e keni lexuar.

7-Bisedat e rëndësishme me miqtë mund t’i mbani gjithmonë të parat në listë përmes opsionit “Pin”. Në iPhone tërhiqni nga e majta në të djathtë bisedën dhe klikoni “Pin”. Ndërsa në Android mbani të shtypur bisedën dhe do ju shfaqet opsioni “Pin”.

8-Nëse jeni pjesë e një grupi mes disa personash, ju mund të ndryshoni cilësimet e grupit në mënyrë që vetëm administratorët të lejohen të bëjnë ndryshime. Për ta bërë këtë, shkoni tek “Group Settings” dhe më pas “Edit grup info”.

9-Zbuloni me cilin person flisni më shumë në Whatsapp. Për ta gjetur, shkoni tek: Settings; Data and Storage Usage; Storage Usage; Select Contact.

10-Ndodh shpesh që gjithkush mund të shtohet në grupet e Whatsapp pa i marrë më parë leje. Tashmë Whatsapp ka menduar edhe për këtë. Tek cilësimet mund të zgjidhni se kë do të lejoni që t’ju shtojë nëpër grupe. Nëse bllokoni përfshirjet pa dijeninë tuaj, atëherë do t’ju vijë një ftesë për t’ju bashkuar një grupi të caktuar dhe ju do të zgjidhni nëse pranoni ose jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0